reorder

Misioni ynë

Të ofrojmë produkte të cilësisë premium me çmime të përballueshme duke plotësuar nevojat e klientëve tanë.

Të jemi furnizuesi kryesor i paketimeve plastike me cilësisë së lartë në industrinë ushqimore.

Historia

Green Enterprises LTD është një shoqëri tregtare e themeluar në 03.09.2015 me seli në rrugën Zinxhira, Zona Industriale, 6001, Gjirokastër. Kompania ka gjithashtu një filial në Vaqarr, Tiranë; Rruga Arbane, Rruga NacionaleTiranë – Ndroq, Km 4.

Green Enterprises Ltd është një kompani tregtare e cila prodhon pako plastike për industrinë ushqimore. Pavarësisht faktit se kompania ka pak kohë që është në treg, deri më tani ka qenë një histori suksesi.

Në këtë periudhë të shkurtër kohore arritëm të dyfishonim makineritë e prodhimit dhe gjithashtu mundëm të merrnim një pjesë të mirë të tregut për prodhimin e materialeve plastike.

Higjena

Ne prodhojmë paketime të sigurta që përputhen me të gjitha rregulloret në fuqi në lidhje me sigurinë ushqimore dhe higjienën. Në mënyrë të vazhdueshme ne testojmë materialet tona të paketimit përmes kontrolleve të cilësisë gjatë gjithë proçesit të prodhimit. Në këtë mënyrë, ne mund të garantojmë që paketimi ynë siguron mbrojtje optimale për ushqimin tuaj, duke garantuar gjithashtu jetëgjatësinë e tij.

Rezistenca

Linja e produkteve tona është inovative dhe e personalizuar për çdo klient. Standardi i kategorisë ushqimore është prioriteti ynë dhe prodhimi i tyre bazohet në kontrollin e rreptë të cilësisë.
Përveç zhvillimit të produktit dhe dizajnit me porosi, ekipi ynë profesional i brendshëm ofron shërbim të garantuar.
Produktet tona kanë material të qëndrueshëm, me funksion ruajtës, të përshtatshëm dhe shumë praktik. 

Çertifikimi

HACCP Codex Alimentarius Annex to CAC/RCP 1-1969 (2009)
BS ISO 9001:2015